Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbyllur vizitën e tij zyrtare në Gjermani ku është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

 

Pas kthimit nga Berlini shefi i qeverisë është shprhur se gjatë kësaj vizite është takuar edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe me deputetë të dy krahëve dhe kam pasur biseda me ta.

 

“Ne ju kemi dhënë shtytje proceseve të liberalizimit të vizave. Kosova ka arritur në një nivel të ri të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë në të gjitha temat. Njëkohësisht në këto takime është konfirmuar serioziteti i Kosovës në punët e shtëpisë, si dhe është konfirmuar serioziteti i palës në agjendën integruese në Evropë, si dhe është konfirmuar serioziteti për dialog”.

 

Hardinaj theksoi se ideja e korrigjimit të kufijve është mbyllur në Samitin e Berlinit, që është mbajtur para një muaji.

 

“Sa i përket dialogut kemi dëshmuar seriozitet. Samiti i Berlinit e ka mbyllur idenë për korrigjimin e kufijve, dhe nuk ka pasur më diskutime rreth kësaj. Është në interes vazhdimi i dialogut dhe arritja e një marrëveshje. Ju siguroj që askush nuk mund të drejtojë gishtin kah Kosova sepse do të jetë serioze në Samitin e Parisit”.

 

Gjithashtu në këtë takim Haradinaj ka riktheksuar edhe një herë se taksa 100 për qind e vendosur për mallrat serbe mund të hiqet atëherë kur të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, brenda kufijve ekzistues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *