Subscribe

Zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk ishte vendimi i duhur. Ramush Haradinaj deklaroi se votimi për Osmanin nuk është bere ne mënyrë demokratike. Ish-kryeministri hodhi akuza të forta ndaj opozitës qe sipas tij votoi vetëm për interesa personale.

 

RAMUSH HARADINAJ

KRYETARI I ALEANCËS PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS

“Dje u vërtetua që fituesit e rinj të zgjedhjeve kanë mungesë guximi që të veprojnë si e parasheh demokracia. Po ashtu, u treguan të zot dhe treguan se kanë prirje për kontrabandim të votës. Ajo që ka ndodhur nuk është në nderin e Kosovës dhe demokracisë tonë. Pra, u zgjodh presidentja me kontrabandim të votash, me deputetë që për përfitime të aty për atyshme tjetërsuan vullnetin e votuesve të tyre.”

 

Haradinaj gjithashtu theksoi se me Osmanin në krye te shtetit vendi ka hyrë në diktature ku ne çdo post të lartë shtetëror qëndron kryeministri, Albin Kurti.

 

“E gjithë kjo është një tregues që për Kosovën nuk priten ato ditë të mira që i kanë premtuar, sepse kemi të bëjmë me një mashtrim dhe me një sistem që është i një partie. President, kryeministër, kryeparlamentar, kryetar partie është një njeri, është Albin Kurti, në një mënyrë ne po kthehemi në monizëm. Kemi një pushtet absolut të z. Kurti, znj. Osmani është vetëm presidente e z. Kurti dhe e shohim pra se kemi hyrë në monizëm”

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia demokratike bojkotuan zgjedhjen e presidentit te ri.  Ndërsa Deputetët e LDK Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj edhe pse ishin të pranishëm në sallë nuk votuan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *