Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj sulmoi ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e quajtur mashtrues.

 

Sipas tij, projekti i Kurtit për Kosovën është mashtrim, por populli e ka zgjedhur me votë. Haradinaj mohoi të ketë komunikim me kryeministrin e mandatuar.

 

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen ose me z.Kurtin për qeverisje, unë e kam deklaruar se projekti që paraqet Kurti është mashtrim, edhe e kam nxjerrë edhe z. Kurtin mashtrues, për shkak se bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave, ndaj realitetit të jetës nuk përputhet, nuk qëndron ashtu. Megjithatë, qytetari ka vendosur, sovrani ka vendosur, ne jemi në opozitë, po qëndrojmë në detyrat tona, po s’kemi asnjë lloj komunikimi me z. Kurtin.”

 

Lidhur me situatën politike në vend, Ramush Haradinaj tha se zgjedhjet e reja nuk duhet të shihen si mundësi për shkak edhe të buxhetit.

 

“Unë besoj që në Kosovë nuk është mirë të shkohet në zgjedhje të reja, disi e pakuptimtë kjo. Nëse i gjithë spektri politik vendos për zgjedhje, edhe Aleanca nuk e prish diçka të tillë, por, zgjedhjet marrin edhe gjashtë muaj të tjerë. Me afate të buxhetit shkojmë deri në fund të marsit, prandaj është e rëndësishme që të formohet qeveria e re.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *