Ramush Haradinaj siguron qytetarët se Kosova me të President nuk do e mbajë më kokën ulur para Serbisë. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai tha se do të forcojë ushtrinë, policinë, rendin dhe ligjin.

Sipas Haradinajt, lista e AAK me kandidatët është oferta më e mirë për Kosovën.

“Kosovën do ta bëjmë një vend të sigurt duke forcuar rendin, ligjin, policinë dhe ushtrinë. Nuk mund të kemi një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët dhe me kokë të ulur para Serbisë. Vetëm një Kosovë e fortë në rajon, anëtare e NATO-s, sjellë shpresë në përmirësimin e ekonomisë sonë. Lista e kandidatëve të Aleancës që i prijë unë si kandidat për President, është oferta më e mirë  për t’i shtyrë përpara këto reforma.Te strukturat e Aleancës në Deçan, ndjeva frymën e mobilizimit për fitore. Programi ynë po fiton besim dhe mbështetje çdo ditë e më shumë nga qytetarët. #ForcaeKosovës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *