E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Haradinaj: Presim që Gjermania dhe Franca ta rikthejnë dialogun në binarë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është takuar me delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron.

 

Shefi i qeverisë ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

 

“Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgaditjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris. Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!.”

Më shumë video

Reklamë