Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar sot interpelancë me kryeministrin Albin Kurti për situatën në veri. Haradinaj tha në një dalje për mediat se i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit mbajtjen e një seance të posaçme. Ai e cilësoi situatën si më të vështirën e 22 viteve të fundit.
RAMUSH HARADINAJ
KRYETARI I AAK
Situata politike dhe e sigurisë së Kosovës është me e rënda në këto 22 vjet. Serbia me aleatët e saj ka krijuar një skenar për destabilizimin e situatës në Kosovë, duke udhuruar përfaqësuesit serbë që të braktisin institucionet e Kosovës.
Haradinaj u shpreh se veprimet e qeverisë së Kosovës nuk janë në përputhje me kërkesat e aleatëve.
RAMUSH HARADINAJ
KRYETARI I AAK
Kryemnistri i vendit në vend të që për përfillë kërkesën e SHBA që të shtyjë vendimin për targat ka vendosur ta zbatojë atë me faza të kësaj marrëveshje. Liderët e Kosovës nuk kanë veprur në përputhje me seriozitetin e situatës. Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë vendime të jashtëzakonshme.
Ish-kryeministri Haradinaj propozoi edhe një rezolute me 4 pika për të dhënë zgjidhje situatës.
RAMUSH HARADINAJ
KRYETARI I AAK
Qeveria të marr vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshjen finale për njohje me Serbinë. Institucionet e Kosovës fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës. Qeveria të nisë komunikimin intensiv me faktorët relevantë në vend, përfshirë opozitën, si nevojë e daljes nga gjendja e krijuar. Të kërkohet një samit në SHBA, takim disaditorë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi.
Kreu i AAK paralajmëroi se nëse rezoluta nuk merret parasysh atëherë do të ndërmerren veprime të tjera për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.