E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Haradinaj: Marrëveshja mes VV dhe LDK, një lajm i mirë

 

Kryeministri në Detyrë, Ramush Haradinaj e konsideron një veprim të duhur marrëveshjen mes Lëvizjes Vetëvedosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje.

 

Haradinaj shkruan në “Facebook” se tashmë është e domosdoshme të krijohet sa më shpejt qeveria e re.

Reklamë

 

“Lajmi që i gjithë procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LVV dhe LDK është veprim i duhur dhe konkretizimi i mirë, që respekton rezultatin zgjedhor.”

 

Mirëpo, Ramush Haradinaj nuk hezitoi të thumbojë edhe kreun e VV-së, Albin Kurti, teksa shkruan se “qëndron i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të  posteve është shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të  identifikohet Kurti si kryeministër”.

 

Ndër të tjera, kryeministri në detyrë shtoi se Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë