Pas anulimit të konferencës së përbashkët për shtyp me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini, kryeministri Haradinaj zgjodhi ti përgjigjej nga Brukseli shqetësimit të unionit për taksën 100 përqind ndaj Serbisë. Deklaratat, Haradinaj i bëri i vetëm menjëherë pas mbledhjes së 3 të këshillit te stabilizim-asociimit.

 

Ramush Haradinaj: “Nuk ka më kohë për të zgjidh pjesën (taksën), duhet ta zgjidhim me një njohje, ulësen në OKB dhe mekanizmat ndërkombëtare.”

 

Haradinaj theksoi se Kosova kërkon të ketë dialog me Serbinë, por insiston për përfshirjen e SHBA-se në këtë proces.

 

“Ne jemi te interesuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, qeveria ka përgatit një draft pra për marrëveshjen potenciale, edhe parlamenti ka votuar një delegacion, qeveria merr përsipër me përkrah edhe presidentin edhe delegacionin ne përfaqësim. Po ashtu në zhvillimet rajonale, kërkojnë barazi, kërkuam që dialogu të zhvilloje, po ashtu edhe praninë e Amerikës në dialog.

Shefi I qeverisë i ka kujtuar Brukselit edhe çështjen e liberalizimit të vizave.

 

“Biseduam për agjenda europiane e Kosovës, një pjese e bisedës u fokusua edhe te zhvillimet e fundit, i paraqita qëndrimet e Kosovës edhe ne pjesën e mbyllur por edhe ne pjesën e hapur. Kosova ka disa kërkesa legjitime ndaj BE, liberalizimi i vizave, kemi përmbush kushtet është e padrejte te na mbajnë kështu.”

 

Një ditë më parë, BE përmes një letre i kërkoi kryeministrit të Kosovës pezullimin e përkohshëm të tarifës prej 100% ndaj mallrave serbe, por Prishtina zyrtare nuk refuzoi të ndryshonte qëndrim.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *