Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se së shpejti do të publikohen në media komunikimet elektronike dhe informacione qe dëshmojnë sipas tij, përfshirjen e kryeministrit Rama në nismën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

RAMUSH HARADINAJ

 

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

 

 

Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje të kosovës përmes shkëmbimit të territoreve, ajo [Çitaku], Thaci, Rama, Vuciç. Po eshte e vertete edhe Rama, edhe Thaci…Krejt do ti keni te gjitha ne media, ne email, ne Wikiliks.

 

 

 

Haradinaj përsëriti se kushdo që ka qenë pjesë e kësaj ideje, ka bërë një gabim të madh.

 

 

Plot zyrtarë të Kosovës  që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh qoftë, Vlora, Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe të tjerë. Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar.

 

 

Nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj akuzon kryeministrin Rama për angazhimin e tij  në shkëmbimin e territoreve, madje ky I fundit ka deklaruar se do të bëjë kallëzim penal për shpifje kundrejt homologut të tij Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *