Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

 

Përmës një konference për shtyp menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj i është përgjigjur pyetjes nëse do të përmbushet afati i dhënë nga Bashkimi Evropian dhe nëse më 4 gusht do të kryhet projekt-statuti i asociacionit të komunave serbe.

 

“Katër gushti do të thosha është data e fundit. Projektstatuti është proces, rezultati i parë do të propozohet më 4 gusht, megjithatë procesi vazhdon dhe kur të prezantohet nga ekipi manaxhues që ka bërë këtë, atëherë qeveria dhe të gjithë të tjerët kanë vërejtjet dhe këshillat e tyre, por në fund të duhet të jemi të sigurt që kjo duhet të jetë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *