Tre adoleshentë janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi rezultoi se ishin autorë të 150 rasteve të mashtrimeve online.

 

Të miturit të moshës 16 dhe 17-vjeçare dyshohet se kanë arritur që të përvetësojnë afro 30 mijë euro, duke gënjyer shumë qytetarë.

 

Adoleshentët hapnin adresa false në rrjetet sociale dhe më pas komunikonin me persona të ndryshëm, duke u premtuar favore seksuale.

 

Çmimet varionin nga 100 deri në 200 euro.

 

Pasi linin takimin në internet, të rinjtë caktonin vendin se ku duhet të kryhej pagesa. Më pas ata merrnin paratë dhe zhdukeshin, duke bllokuar llogarinë e komunikimit dhe më pas hapnin adresa të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *