E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hapja e grup-kapitullit të gjashtë në negociatat për anëtarësim, Begaj: Vendimi, afron hyrjen në BE

Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.

Kreu i Shtetit vlerëson se një vendim i tillë afron hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës i përcjellë në profilin zyrtar në rrjetet sociale:

“Përshëndesim hapjen e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë. Vendimi i sotëm dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit në një të ardhme të afërt në BE”, shkruan Begaj.

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë