Subscribe

5 kompani ndërkombëtare janë përzgjedhur në fazën e parë për të dorëzuar projektin teknik për portin e ri të mallrave që do të ndërtohet ne Porto Romano.

Bëhet fjalë për nismën e zhvendosjes së portit aktual të mallrave, për ti lënë vendin zhvillimit të projektit madhor të grupit nga Dubai, Emmar. 3 muaj më parë u hap gara për hartimin e projektit.

 

Ne total shfaqen interes 14 kompani por vetëm pesë prej tyre u kualifikuan. Nuk kemi të bëjmë me një port të një vendi të vogel, por kemi të bëjmë me një port të një rëndësie rajonale. Ky është një hap ekonomik I cili do të sjellë zhvillim jo vetëm për durrësin por për të gjtihë vendin. –tha ministrja Balluku.

 

Një prej kompanive do të shpallet fituese për porjektin më të mirë.  Dhe më pas pritet të hapet gara për ndërtimin e portit.

 

Qeveria muaj me pare mori vendim per zhvendosjen e portit aktual te mallrave, me synim kryesor kthimin e portit ekzistues ne pike të rëndësishme turistike.

 

Realizimi I tij ishte nje premtimet elektorale te kryemisnitrit, pasi ai do te kthet në nje marine qe do te ndertohet nga grupi Emmar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *