Pas 6 viteve punë, është hapur përfundimisht tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit.
Kjo vepër e rëndësishme është inauguruar sot me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministres së Infrastrukturës Balluku, deputetëve dhe banorëve të zonës.
Lexo edhe :
Related Posts
Tuneli i Murrizit është 3.7 kilometra i gjatë dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë.
Po ashtu, ai shkurton kohën e udhëtimit edhe drejt qytetit të Klosit, Bulqizës dhe Burrelit.
Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 kilometra.
Punimet për realizimin e kësaj vepre nisën që në vitin 2019, ndërsa rruga pritet t’i japë zhvillim ekonomik të gjithë zonës ku kalon./vizionplus.tv







