E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hapet tenderi i ri për ndërtimin e Lotit 1 të Unazës së Madhe pas skandalit të DH Albania

ARRSH shpalli zyrtarisht hapjen e tenderit për kontratën e rehabilitimit të Lotit 1 të segmentit rrugor të Unazës së Madhe nga Pallati me Shigjeta deri tek ish Sheshi Shqiponja.

Tenderi për kompaninë që do të ndërtojë këtë lot, do të ribëhet nga e para pas skandalit që prodhoi dokumentacioni i falsifikuar i kompanisë DH Albania e cila kishte rezultuar fituese e këtij Loti të Unazës së Re.

 

Pas dokumentave të ardhura nga SHBA ku u konfirmua problematika e kësaj kompanie, u prish menjehere kontrata me DH Albania dhe tani Loti 1 do ti nënshtrohet një tjeter prokurorimi për të shpallur një tjeter kompani fituese që do të ndërtojë një nga tre pjesë e këtij segmeti.

Reklamë

 

Bëhet fjalë për pjesën nga Ura e Lanës tek ish Sheshi Shqiponja, segment që ka edhe vlerën më të madhe të prokurorimit që shkon në 22 miliard e 460 milion leke . Sipas ARRSH-së, afati i fundit i mbylljes së dosjeve për kompanite që duan të ndërtojnë këtë segment është data 14 janar 2019.

 

Duke llogaritur këtë kohë si dhe kohën tjeter për shpalljen e fituesit, atëherë me siguri puna të paktën për 2-3 muajt në vazhdim do të jetë e bllokuar në këtë lot.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë