Subscribe

Një ditë pasi kreu i shtetit Ilir Meta kërkoi anulimin e projektit të unazës së re, për shkak të skandalit të kompanisë DH Albania dhe shkeljeve të tjera,  kryebashkiaku Veliaj tha se një pjesë e politikës nuk ja do të mirën vendit.

 

“Kur filluam punën për bulevardin kishte vetëm një tabelë që thoshte: Nuk na lënë të punojmë! Ndërkohë, si Saliu, si Luli, bashkë ishin edhe në bashki, edhe në qeveri, dhe kishin kohë të punonin. Sot e kuptojmë që në fakt, ata që nuk të lënë të punosh janë ata vetë dhe fakti që sabotohet Unaza e Madhe, fakti që sabotohen lodrat te Liqeni, fakti që sabotohet Bulevardi i Ri, shkollat, çdo lloj pune publike në Tiranë, do të thotë se paska një pjesë të politikës që nuk ia do të mirën këtij vendi, nuk do që ky vend të bëjë përpara!”.

 

Veliaj ishte në inaugurimin e punimeve të një segmenti që lidh rrugën Siri Kodra me atë Jordan Misja, duke kaluar përmes bulevardit të ri.

 

 “Jam shumë i lumtur që kemi hapur sot sheshin e tretë të bulevardit dhe ende pa përfunduar pjesa finale e tij, është funksional për automjetet. Ata që banojnë në njësitë 8 dhe 9, të lidhur përmes rrugëve “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja”, kanë një mundësi të shkëlqyer të shkurtojnë kohën e tyre në trafik, duke kaluar nga njëra njësi tek tjetra, duke e parë bulevardin si urë dhe jo si ndarje. Jam shumë i lumtur që zgjidhet një nyje e trafikut që i afrohet asaj që në të ardhmen do jetë Unaza e katërt e Tiranës”.

 

Sipas Veliajt, puna në bulevardin e ri do të vijojë me ritme të shpejta, për ta bërë këtë vepër boshtin e asaj që nesër do të quhet Tirana e së ardhmes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *