Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
30 May 2026
Vizion fokus

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat...

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet trajnerëve që...

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për...

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur të Gambias...

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të Zi, shpallet...

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në shtesë, emocionet...

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën, Dembele realizon...

Hapet panairi i librit “Prishtina 2017” në Kosovë

6 Qershor 21:47

Sot është hapur panairi i 19-të i librit Prishtina 2017, ku po marrin pjesë më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora dhe pritet të ketë mbi njëmijë tituj të ri.

 

Kryetari i Shoqatës së Botuesve në Kosovë, Daut Demaku tha se në këtë panair marrin pjesë të gjithë botuesit shqiptarë, të cilët ofrojnë një gamë të madhe të botimeve.

 

“Në këtë panair marrin pjesë të gjithë botuesit shqiptarë, ofrojnë një gamë të madhe të botimeve, diku mesatarisht njëmijë tituj të ri, për çdo vit prezantohen para lexuesve. Është në një ambient që e dini vetë se çfarë është dhe nuk kemi mundësi ta ndryshojmë këtë ambient, por kështu siç është oferta e librit është shumë e pasur”, tha ai.

 

Demaku tha se në këtë hapje të panairit janë të gjithë ata që duhet të jenë, botuesit, shkrimtarët, redaktorët, librarët dhe sponsori kryesor siç i quajti ai lexuesit.

 

“Kjo ngjarje po ndodh sot vetëm me ata që duhet të ndodh, me botuesit, shkrimtarë, redaktorë, librar dhe të gjithë ata që merren me librin dhe sidomos me sponsorin kryesor të librit që quhet lexues. Ndoshta është në një fat, nuk e di qysh ta quajmë, por politika sot mungon, s’kemi më nevojë për ti përshëndetur asnjë prej tyre, i kanë punët e veta ne sot do të merremi me punët tona”, tha ai.

 

 

Duke qenë në prag të jubileut të 20-të, panairi do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore, 600 vjetori i lindjes së Pal Engjëllit, 300-vjetori i lindjes së Françesk Avatit, 220-vjetori i lindjes së Naum Veçilharxhit, 160-vjetori i lindjes së Visar Dodanit, 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit, 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit, 110-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit, 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit, 100-vjetori i lindjes së Sotir Cacit, 100-vjetori i lindjes së Ndue Bytyçit, 100-vjetori i lindjes së Heinrich Böll, 100-vjetori i lindjes së Sidney Sheldon, 100-vjetori i lindjes së Robert Loëell, 100-vjetori i lindjes së Huan Rulfo, 80-vjetori i lindjes së Anton Pashkut, 80-vjetori i lindjes së Ali Sutajt dhe 30-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit.

 

Shoqata e Botuesve të Kosovës ka paraparë darkën solemne më 8 qershor, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë, librat më të mirë në: prozë, poezi, kritikë, studime letrare, eseistikë, publicistikë, përkthim letrar, projektin kapital.

 

Gjithashtu, do të shpallet edhe shkrimtari i vitit letërsi shqipe, shkrimtari i vitit letërsi e huaj, si dhe stenda më e vizituar.

 

Nga sot Panairi i 19-të i librit Prishtina 2017 do të jetë i hapur deri më 11 qershor/ KosovaPress.

Posted Under:
Rajoni
Tagged:
Kosovë Panairi i Librit

Nga e njëjta kategori

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të Zi, shpallet zyrtarisht Forumi Shqiptar

më shumë...

Autoritetet e Kosovës marrin nën kontroll infrastrukturën hekurudhore në veri

më shumë...

Tragjedi në Ulqin, 36-vjeçarja nga Lezha vritet nga bashkëshorti, 46-vjeçari nga Kosova i vë flakën banesës pas krimit

më shumë...

Studentët zbresin sot në shesh/ Protestë në Tiranë në mbrojtje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:38

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në...

10:27

Britania ashpërson kontrollet e azilit

9:53

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë...

9:28

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet...

9:24

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

9:01

PSG sundon Europën, Champions League i dytë...

8:40

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur...

8:21

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të...

8:10

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

8:02

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në...

7:32

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën,...

7:24

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa

7:11

Jeta në Rripin e Gazës po bëhet...

7:04

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon...

6:56

Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia...

6:53

Finalja e Champions League/ Mjafton Kai Havertz,...

6:31

Mbytet anija turistike në Turqi, shpëtojnë për...

6:12

Finalja e Champions League, Havertz kalon Arsenalin...

5:04

Shenjat më me fat të Horoskopit në...

4:58

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

Më të klikuarat

  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
  • Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin e...
  • “Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.