Një tjetër hotel në periferi të qytetit të Korçës është shndërruar në njësi pritëse për shtetasit shqiptarë që kthehen nga Greqia dhe janë të detyruar të karantinohen për 14 ditë.

 

Domosdoshmëria e një tjetër hoteli lindi si pasoje e mbushjes së hotelit të parë në kapacitet të plotë, aty ku tashmë janë akomoduar për të qënë të izoluar për 14 ditë plot 50 shtetas shqiptarë.

 

Nga ana tjetër, duket se vijojnë të kthehen shqiptarë që kanë përfunduar punën sezonale në shtetin fqinj, ku vetëm ditën e djeshme kanë hyrë në tokën tonë 10 shtetas. Kushti i vetëm i domosdoshëm për të lejuar hyrjen e shqiptarëve që vijnë nga Greqi është që këta të fundit të mbulojnë vetë shpenzimet e akomodimit prej 14 ditësh në hotel.

 

Të enjten ka pasur edhe nga ata shtetas të cilët kanë shprehur pamundësinë financiare për të përballuar shumën e nevojshme të akomodimit. Nga ana tjetër të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë një leje qendrimi të përhershme në Greqi janë kthyer mbrapsh duke mos u lejuar të hyjnë në vendin tonë.

 

Ngritja e hotelit të dytë ishte një domosdoshmëri duke parë shtimin e shqiptarëve që kthehen nga Greqia. Burime bëjnë me dije se shumë prej hoteleve të kontaktuar nga drejtoria vendore e policisë së Korccës kanë rrefuzuar të hapin dyert për të akomoduar shtetasit në fjalë, dukshëm edhe nga frike e ndonjë personi të infektuar me COVID-19. Kjo ka shtyrë që të kontaktohet një hotel në periferi të qytetit i cili ka pranuar të vihet në dispozicion të emigrantëve shqiptarë që do të duhet ti nënshtrohen karantinimit 14 ditor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *