Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin e Hungarisë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për...

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes...

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut”, Katari paralajmëron thellim...

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Ja pse u rrëzua ngritja...

“Nuk dua të humbas …”, çfarë deklaronte autori i...

Trump për situatën në Lindjen e Mesme: Ja çfarë...

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se kur do...

Trump: Izraeli kurrë nuk më shtyu të shkoja në...

Tubimi i PD-së/ Seanca për protestuesit e arrestuar, 5...

Hapet në Kiev gjyqi i parë për krime lufte ndaj një ushtari rus

13 Maj 16:41

Të premten në Kiev u hap gjyqi i parë për krime lufte ndaj një ushtari rus që kur filloi agresioni i Moskës ndaj Ukrainës.

 

21 vjeçari Vadim Shyshimarin akuzohet për vrasjen e një civili ukrainas 62 vjeçar, duke e qëlluar atë në kokë në fshatin verilindor të Chupakhivka. Ai mund të dënohet deri me burgim të përjetshëm.

 

Vrasja ndodhi më 28 shkurt, në ditët e para të luftës, kur tanket ruse që përparonin drejt Kiev, u tërhoqën papritur. Shyshimarin, një anëtar i një njësie tankesh, që u kap nga forcat ukrainase, pranoi në një video të publikuar nga Shërbimet ukrainase të Sigurisë se e kishte qëlluar personin.

 

“Më urdhëruan të qëlloja,” tha Shyshimarin. “Unë hapa zjarr ndaj tij. Ai u rrëzua. Dhe ne vazhduam të iknim”.

 

Dërgimi i armëve dhe mbështetja ushtarake nga ana e NATO-s në Ukrainë ka qenë kritike në frenimin e pushtimit të Kievit nga forcat ruse. Kremlini ka paralajmëruar sërish se kjo ndihmë mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë.

 

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të premten se Rusia nuk ka bërë ndonjë përparim të konsiderueshëm pavarësisht nga përqendrimi i forcave të saj në Donbas.

 

Zyrtarët ushtarakë britanikë thanë se Rusia humbi elementë “të rëndësishëm” të një batalioni me rreth 1000 trupa dhe pajisje që ishin përdorur për të ngritur një urë të improvizuar ndërsa përpiqeshin të kalonin një lumë në perëndim të Severodonjeckut./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Gjyq Kiev Krime lufte ushtari rus

Nga e njëjta kategori

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin e Hungarisë në GJNP: Nëse një person kërkohet, ai do të arrestohet

më shumë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për qëllim dhënien e territoreve publike për ndërtime private! Ja si do të funksionojë

më shumë...

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut”, Katari paralajmëron thellim të krizës ekonomike globale

më shumë...

“Nuk dua të humbas …”, çfarë deklaronte autori i masakrës në SHBA, vrau 7 fëmijët e tij dhe kushëririn

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:54

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin...

6:45

Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë...

6:19

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk...

6:02

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim...

6:01

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut”, Katari...

5:34

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Ja pse u...

5:28

“Nuk dua të humbas …”, çfarë deklaronte...

5:27

Trump për situatën në Lindjen e Mesme:...

5:01

Parashikimi i motit për ditën e martë

5:01

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se...

4:45

Trump: Izraeli kurrë nuk më shtyu të...

4:39

Tubimi i PD-së/ Seanca për protestuesit e...

4:14

BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë...

3:53

Të huajt zgjedhin juglindjen, rritet numri i...

3:35

Digjen goma buzë Shkumbinit, krim mjedisor në...

3:25

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka...

3:16

Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau...

3:11

Kreu i Policisë së Shtetit, Hita takon...

3:10

“Zgjidhje për pronat e minoritetit”, Rama: Kemi...

3:04

Fëmijët i vunë flakët pallatit? Zjarri nisi...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë, drejtonte...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.