Subscribe

Kryetari i bashkisë së Tiranës Veliaj tha se sot Tirana ka më shumë hapësira argëtimi per fëmijët. E tillë është edhe zona ku ndodhet këndi i lojërave përballë presidencës.

“Më vjen mirë që e fillojmë muajin gusht dhe vitin e dytë të mandatit tonë me një punë fantastike për fëmijët. Falenderoj të gjithë kolegët e Bashkisë, të gjitha ndërmarrjet tona, që kanë punuar gjatë muajve të verës, për t’u siguruar që ky kënd lodrash përballë Presidencës kthehet në një tjetër kënd për fëmijë, i treti në fakt që pas atij tek liqeni dhe rr. Mine Peza. “Kemi hapur të gjithë parkun përballë godinave qeveritare, përballë zyrave të Kuvendit, duke fituar disa qindra metra katrorë hapësirë. Më parë kjo zonë ishte e mbyllur, e izoluar për qytetarët, kurse sot i është kthyer publikut”, shtoi Veliaj. Ai u bëri thirrje institucioneve shtetërore të heqin barrierat rrethuese, në mënyrë që ato të jenë në funksion të qytetarëve. “U bëj thirrje institucioneve publike që të heqin gardhet, muret, si shembull që edhe qytetarët të heqin shumë nga barrierat që na pengojnë jetën në komunitet, me hekurishte, saldime, mure e kangjella”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës”.

Plani i Bashkisë së Tiranës është ndërtimi i 12 këndeve lodrash brenda këtij viti.

“Ky kënd lodrash është i treti, por jo i fundit. Do të kemi edhe 9 të tjerë, për t’u siguruar që çdo lagje e Tiranës të ketë një kënd lodrash. Vazhdojmë me këndin e lojërave te Katrori në zonën e Alliasit, jemi shumë afër përfundimit të atij te Materniteti i Ri dhe javën e kaluar filluam edhe atë në Laprakë.”

Sipas tij, për Bashkinë e Tiranës është shumë e rëndësishme që viti i dytë i mandatit të karakterizohet jo vetëm nga ndërhyrjet në infrastrukturë, por edhe në kulturë. Teksa foli për ndërtimin  e këndeve te lodrave në të gjithë Tiranën, Veliaj tha se ambiente të tilla, i bëjnë qytetarët, fqinjët, të moshuarit dhe fëmijët bashkë. Kryebashkiaku shprehu besimin se kur qytetarët të kthehen nga pushimet në fund të gushtit, përveç se do të gjejnë një Tiranë më të pastër, do të kenë edhe më shumë hapësira të tilla në lagjet e tyre.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *