Nga kjo e hënë, në Greqi, pas afro pesë muaj ndërprerje të procesit mësimor, gjimnazistët jane kthyer në shkollë. Mësuesit, studentët si dhe personeli administrativ në shkollat e mesme shtetërore dhe private do të duhet të kryejnë dy herë në javë “self test” dhe të paraqesin në ambientet e shkollës rezultatin e negativizuar

 

Vetë-testimi është i detyrueshem edhe për ata studentë e mësues që janë vaksinuar. Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, theksoi se procesi i vetetestimit do të përdoret edhe tek sherbime te tjera shteterore.

 

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që kemi identifikuar 613 studentë dhe mësues – kryesisht – asimptomatikë me koronavirus, të cilët rezultuan pozitivë për vetë-test. Ata qëndruan në shtëpi sot, duke mos i ekspozuar shokët e klasës dhe kolegët e tyre ndaj rrezikut të transmetimit të virusit. Kjo masë do të shtrihet shumë shpejt, në fund të kësaj jave, për shitësit me pakicë, punëtorët e transportit, të cilët mbajnë ushqim”, tha Kiriakos Mitsotakis.

 

Ndërkohë, edhe Britania e Madhe ka lehtësuar masat. Kafenetë dhe restorantet do të rihapen. Gjithashtu, në këtë fazë pritet të hapen sallonet e berbereve dhe parukerite, pas më shumë se tre muaj.Palestrat, pishinat, bibliotekat dhe kopshtet zoologjike gjithashtu jane lejuar te rinisin aktivitetion.Ndërkohë xhamitë po përgatiten për fillimin e Ramazanit këtë javë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *