Subscribe

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj  deklaroi se këtë të premte është hapur gara për modelet e banesave që do të rindërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit. Pas datës 6 shkurt, kur edhe do të mbyllet gara, do të fillojë procesi për ndërtimin e objekteve anti-sizmike.

 

“Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave. Enti kombëtar i banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive. Sot hapet gara deri në mbylljen e orarit zyrtare në datë 6 shkurt dhe pastaj firmoset. Pas datës 6 do të fillojë procesi për ndërtimin e tij që nga prokurimi për ndërtimin e banesave bashkëkohore anti-sizmike. I bëj thirrje qytetarëve që të përshpejtojnë aplikimet”, deklaroi Ahmetaj.

 

Ndër të tjera, ministri iu bën thirrje qytetarve të prekur që të aplikojnë sa më shpejt. Vetëm dy ditët e fundit kanë aplikuar rreth 200 familje.

 

“Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe 135 punonjës në dispozicion. Në dy ditët e fundit kanë aplikuar rreth 200 familje. Duhet të aplikoni sa më shpejt. Na keni në dispozion për të të ecur a më shpejt. Falenderoj edhe OJF-të e angazhuara në procesin e rindërtimit. Edhe njëherë i shpreh atyre dhe organizatave të tjera solidaritetin për goditjen”, tha Arben Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *