Subscribe

Pas dy ankandeve të prodhimit të energjisë nga dielli, këtë të hënë qeveria  hapi ankandin për prodhimin e energjisë nga era. Bëhët fjalë për ndërtimin e parqeve Eolike, pjesë e vizionit të qeverisë për të diversifikuar burimet e Energjisë.

 

“Sot ndodhemi për të hapur një ankand për një lloj tjetër alternativ të energjisë, ankand i energjisë eolike. Ky ankand do të japë mundësinë të ndërtojmë parqe. Ankandi do u japë mundësi prodhuesve që të japin ide për të ndërtuar impiante me kapacitetit 10 MË dhe 75 MË në fillim çmimi i parafiksuar do të orientohet për 100 MË në total që do blihen nga Shqipëria. Çmimi 75 euro për MËh do të jetë Tavani që të ofertojnë çmimin më të ulët.

 

Për kryeministrin Rama, tashmë shqipëria është në qëndër të vëmëndjes  së institorëve serioz të energjisë.

 

E gjithe kjo rrugë transformimi dhe e gjithë kjo qasje jo vetëm për të ndërtuar, por për të ndërtuar mirë dhe në mënyrë të besueshme nga procesi si dhe sukseset e pamohushme të ankandeve të mëparshme e kanë bërë shqipërisë një destinacion interesi për emrat më të mëdhenj të tregut global të energjisë.

 

Për realizimin e këtij procesi ministria e linjës ka bashkpnuanr me partner si banka europiane per rinndertim e zhvillim si dhe qeverinë zviceriane me të cilën janë bërë studime mbi zonat ku mund të ndërtohen parqet që do u vihen në dispozivion kompniave. Disa nga zonat janë Lezha, Korca etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *