Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj inspektuan punimet e bulevardit kryesor, i cili do te marre pamjen e Shamps ELizese ne Paris. Pa e shkëputur vëmendjen nga Franca dhe fitorja historike e kombëtares ne ndeshjen me Rumaninë, kreu i qeverise vlerësoi punën e dy skuadrave, asaj te futbollit dhe skuadrës se bashkisë. Përmes batutave, kryeministri tha se bulevardi i ri do te jete vendi ku do te behet Fan Zone e re per finalet e europianit te ardhshëm. Ndërsa kryetari i bashkisë ka sqaruar me detaje projektin e ri qe do te japë zhvillim pjesës veriore te Tiranës. Deir tani është hapur 1 kilometër bulevard. Mbeten edhe 600 metra per t’u bashkuar me lumin e Tiranës, aty ku po zbatohet nje tjetër projekt për ketë zone. Bulevardi i ri do te jete 75 metra i gjere. Ne te dy krahët janë parashikuar 3 korsi per automjetet dhe nje prej tyre e dedikuar per transportin publik. Ndërsa 25 metra ne dy anët e bulevardit do jene lulishte. Sistemi vaditës dhe ai i kanalizimeve do te jete i standardeve europiane. Zbatuesit e punimeve deklaruan se nëse përfundon ne kohe prishja e disa objekteve pranë bulevardit, ne fund te vitit përfundon parkimi nëntokësor me 306 vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *