E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hapen kufijtë, vërshojnë refugjatët/ Rritet numri i emigrantëve që synojnë vendet e Evropës

Mijëra refugjatë kanë shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit për të hyrë ilegalisht në vendet e Bashkimit Europian. Por përpjekjet e tyre duket se do të sjellin dyndje pasi BE njoftoi një ditë më parë hapjen e kufijve pas bllokimit për shkak të pandemisë. Në raportin e publikuar nga Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve FRONTEX, pjesa më e madhe e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme, shfrytëzuan rrugën e Mesdheut lindor nga Turqia drejt Greqisë. Vetëm në muajin maj u regjistruan më shumë se 3.700 kalime ilegale.

Po ashtu, në Mesdheun qendror,  nga Libia në Tunizi për të mbërritur në Itali, u regjistruan mbi 1000 kalime ilegale të kufirit, pra një rritje me 40% krahasuar me muajin prill të këtij viti. Nderkohe ne rrugen tjeter përmes Mesdheut perëndimor, pra nga Maroku drej Spanjës, u regjistruan 650 kalime të paligjshme të refugjatëve vetëm në muajin maj.

Reklamë

Frontex ka shtuar forcat e patrullimit në kufinjtë e vendeve të BE-së pas paralajmërimeve për një valë të re kryesisht në kufitin greko-turk. Covid 19 pengoi qeverinë e Kiriakos Mitsotakis të zbatonte planin për përforcimin e kufirit rreth lumit Evros,duke bërë që mijëra refugjatë të shfrytëzonin pandeminë dhe të tentonin kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve FRONTEX, kishte paralajmëruar më herët se heqja e kufizimeve do të pasohet me lëvizjen masive të refugjatëve që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë