E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Hapen 6 pika testimi të shpejtë në Tiranë, Manastirliu: Rezerimi, nga mjeku i familjes

Ka nisur këtë të hënë testimi i shpejtë në komunitet, në gjashtë qendra shëndetësore në Tiranë.

Testin e antigenit mund ta bëjnë të gjithë qytetarët pas vlerësimit dhe rezervimit nga mjeku i familjes.

Reklamë

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

“Sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes, me regjistrin elektronik të fashave orare, ku qytetarët të cilët janë pjesë e indikacioneve, pra për 5 ditët e para të sëmundjes dhe ku mjeku i familjes vlerëson se duhet kryer testimin e shpejtë, vijnë në këto qendra shëndetësore.”

 

Por pavarësisht përfshirjes së testit të shpejtë, analiza me metodën PCR do të vijojë.

 

“Grupet e epidemiologëve  janë në terren për vijimin e testimit përsa i përket testeve të cilat kryhen direkt nga numri 127, pra rastet e hetimit epidemiologjik dhe gjurmimit në terren.”

 

Ndërkohë ministrja Manastirliu përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve për të shmangur grumbullimet gjatë festimeve të fundvitit për të kufizuar përhapjen e virusit.

 

Më shumë video

Reklamë