Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me “poker” golash

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë...

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj vizitën time...

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale sot për...

HAP PAS HAPI/ Si kaloi kompania dorë më dorë mes kreut të ARRSH dhe ortakëve të tij, nga blerja dy mln euro te shitja zero lekë

14 Mars 12:36

Me urdhër të SPAK, ditën e djeshme është arrestuar kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe dy biznesmenë, Valter Begaj dhe Ervis Lame.

Berberi, i cili ishte në krye të ARRSH që në vitin 2021, mësohet se ka dhënë dorëheqjen disa ditë para arrestimit, por nuk ka një njoftim zyrtar. Ai akuzohet pr pastrim parash dhe korrupsion pavis.

Lexo edhe :

Related Posts

Apeli rrëzon kërkesën e Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH dhe dy biznesmenët mbeten në burg
Arrestimi i Evis Berberit, SPAK zbardh akuzat, ish-kreu i ARRSH nën hetim për pastrim parash
Arrestimi i Evis Berberit, shitja fiktive e një kompanie çon pas hekurave edhe dy biznesmenë (EMRAT)
Korrupsion dhe pastrim parash, GJKKO lë në burg Evis Berberin dhe 2 biznesmenët
Shtyhet seanca gjyqësore për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi

SPAK nisi javët e fundit një hetim hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018, dhe dyshohet për transferim fiktiv me qëllim që të shmangte konfliktin e interesit, pasi do të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ervis Lame rezulton të jetë administrator i kompanisë DAAM, kompani supervizimi punimesh, e cila aktualisht është në pronësi 100% të Valter Begajt. Më parë ka qenë në pronësi të Evis Berberi dhe SPAK thotë se kemi të bëjmë me një shitje fiktive të kompanisë.

Çfarë ka ndodhur hap pas hapi?

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi, i bleu Valter Begajt kompaninë ‘B-VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studimin, projektimin, mbikëqyrjeen dhe kolaudimin e objekteve ndërtimore.

Pesë muaj më vonë, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, për 500 mijë euro.

Shitja e aksioneve Brunilda Bulit me 500 mije euro

Në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, ish-ortakut Valter Begaj, tashmë për rreth 2 milionë euro.

Brunilda Buli ia shet Valter Begajt aksionet 2 milionë euro

Në 21 shkurt 2022, Valter Begaj ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.

Valter Begaj ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro

Një muaj më vonë, Ervis Lame ia shet sërish kompaninë DAAM Valter Begajt me vlerë zero leke.

/Vizionplus.tv 

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
ervis lame evis berberi kreu i arrsh shitja fiktive e kompanise Valter Begaj

Nga e njëjta kategori

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

më shumë...

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, era favorizon flakët

më shumë...

Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi, radhë e gjatë në Kapshticë

më shumë...

Piktorët mblidhen në Shkodër, edicioni i tretë i “Shkodra Art Residency”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

5:30

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë...

5:25

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë...

5:04

Messi shkruan historinë në MLS, një rekord...

5:01

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e...

4:46

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të...

4:27

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas...

4:05

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte...

3:37

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

3:03

Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3 shenjat e horoskopit që mu...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.