E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Hangibis” shkatërron Japoninë, tajfuni shkakton dhjetra viktima

Dhjetra të vdekur e të zhdukur dhe mbi 100 mijë të tjerë të shpëtuar nga ekipet e emergjencës. Ky është bilanci që la pas tajfuni Hagibis vetëm 2 ditë pasi goditi Japoninë.

 

Dëmet materiale janë të pallogaritshme ndërsa, misionet e kërkim shpëtimit po vijojnë ende në zonat e banuara pranë lumejve.

 

Reklamë

Tajfuni Hagibis zbarkoi fuqishëm në ishullin e Honshu, ndërsa cilësohet si një ndër më  shkaterrimtaret në 60 vitet e fundit, me një shpjetesi ere prej 216 kilometër në orë.

 

Deri më tani janë evakuuar mbi 262 mijë banorë, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.Autoritetet i tremben rrëshitjeve të tokës pas shiut të dendur.

 

42 rrëshqitje të tokës janë regjistruar deri më tani në 12 prefektura por fatmirësisht pa vënë në rrezik banorët.  Kryeministri Shinzo Abe mblodhi me urgjence qeverine per marrjen e masave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë