Edhe pse 33 vjeç, mosha nuk e pengon aspak te jete nje nuhatës i vërtete përpara portës. Hamdi Salihi edhe nje here protagonist me skuadrën e tij te re, duke konfirmuar se ishte blerja me e rëndësishme per ekipin e kryeqytetit austriak. Viener Nojstad fitoi ne fushën e vështire te Austrisë ne Lustenau 3-2, ndërsa shkodrani realizoi nje dopiete ne javën e trete te kategorisë se dyte austriake.

 

Edhe pse skuadra e sulmuesit shqiptar e pa veten ne disavntazh qe ne minute e 6 arriti te përmbyste rezultatin ne harkun kohor te 19  minutave. Pas nje kundërsulmi te shpejte ne minute e 11, Hamdi Salihi mori nje pasim nga e majta, duke mposhtur me nje gjuajtje te bukur portierin kundërshtar. Ne minute e 25,  futbollisti shqiptar u be përsëri protagonist, kur dhuroi nje top per te Grundler, i cili u pengua ne zone nga portieri kundërshtar.

 

Nga pika e bardhe ishte shkodrani qe mori iniciativën me eksperiencën e tij, duke kaluar per here te pare ne avantazh skuadrën e Viener Nojstad. Ne pjesen e dyte miqtë thelluan diferencën me Hager përpara se Bernardo te vuloste shifrat përfundimtare 2-3. Me kete fitore Viener Nojstad mban vendin e pare pas dy javëve me 9 pike te plota, ndërsa Salihi u ngjit ne kuotën e 3 golave ne krye te listës se golashënuesve, po aq sa shoku i tij i skuadrës Hager.

 

Sulmuesi shqiptar u largua ne fund te sezonit nga Skënderbeu dhe mes disa ofertave zgjodhi Austrinë, atje ku me pare ka mbrojtur ngjyrat e Rapidit te Vjenës dhe Ridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *