Shtëpia e Bardhë do të tentojë çdo formë për të siguruar lirim sa më të shpejt e të sigurtë të pengjeve. Pas dështimit të bisedimeve për rinovimin e armëpushimit, administrata e presidentit Biden deklaroi se një grua amerikane dhe shtatë burra rezultojnë ende të humbur, që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

 

Nga ana tjetër, Hamasi është shprehur i vendosur për të mos liruar asnjë peng për aq kohë sa sulmet ndaj Gazës nuk do të ndalen.

 

Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit mbi pengjet e mbajtura u ndërprenë të shtunën  pasi Izraeli vazhdoi të këmbëngulte për lirimin e një grupi grash, të cilat Hamasi refuzoi t’i lironte.

 

Deri më tani, vetëm katër amerikanë janë liruar që nga fillimi i luftës, 4-vjeçarja Abigail Edan më 26 nëntor, Liat Beinin më 29 nëntor, dhe Judith Tai Raanan dhe vajza e saj 17-vjeçare, Natalie Raanan, më 20 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *