E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hamasi pranon të kthejë pengun e fundit amerikan të mbijetuar dhe katër trupa të tjerë

Hamasi njoftoi sot se kishte marrë një propozim nga ndërmjetësit për të rifilluar negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës dhe shtoi se e kishte pranuar atë.

Në të njëjtën kohë, organizata palestineze theksoi se kishte rënë dakord për lirimin e pengut amerikano-izraelit Idan Alexander (pengu i fundit me nënshtetësi amerikane që ka mbetur gjallë), si dhe trupat e katër pengjeve të tjerë që kanë mbetur në Gaza.

“Dje (e enjte) delegacioni i Hamasit mori propozimin e ndërmjetësve për të rifilluar negociatat. Me përgjegjësi, Lëvizja u përgjigj pozitivisht dhe dha përgjigjen e saj mëngjesin e sotëm, në të cilën thekson se ka rënë dakord për lirimin e ushtarit izraelit Idan Alexander, i cili gjithashtu ka nënshtetësi amerikane, dhe për dorëzimin e trupave të katër të tjerëve me shtetësi të dyfishtë”, theksoi organizata palestineze në deklaratën e saj.

Një zyrtar i Hamasit sqaroi për AFP se këto janë trupa të pengjeve amerikano-izraelite./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë