Halit Valteri, i ardhur në Parlament si përfaqësues i opozitës së re nga listat e Partisë Demokratikee tashmë në 25 prill kandidat i PS në qarkun e Tiranës, ka rrëfyer gjithçka e ka bindur t’i bashkohet kësaj force politike.

Gjatë takimit prezantues të 6 kandidatëve të radhës së Partisë Socialiste nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili drejton edhe fushatën për qarkun e Tiranës, deputeti Valteri, i cili tashmë garon me numrin 35, në Bashkinë e Kamzës tha s ndjen keqardhje për mënyrën sesi është katandisur PD-ja.

 

 “Unë jam rritur në një familje që në 50 vite nuk e ka pasur të lehtë ekzistencën në këtë shoqëri dhe në 30 vitet në vijim të këtij tranzicioni jemi munduar shumë për të mbijetuar. Gjyshi im vuajti nga pjesa, “o me ne, – o me ata”, me shpatulla pas muri. “Nëse nuk je me ne, je armik, je tradhtar. Nëse s’je me ne, duhet të vdesësh, të burgosesh, apo të internohesh”. Sot ndjej keqardhje për partinë ku që fëmijë militova. Unë vazhdoj të jem i djathtë, nuk do të thotë që i jam bashkuar PS dhe ndryshoj mendimet e mia. Kjo është e bukura e këtij ekipi, që ka gjithëpërfshirje dhe i pranon të gjithë që me mendimet e tyre të bëjnë luftën e tyre, ashtu siç dinë ta bëjnë dhe t’i bashkohen rrugëtimit tonë. Ndjej keqardhje edhe për shëmtinë se si e kanë katandisur atë parti, një parti ku ka pasur djem e vajza të mrekullueshëm të cilat bashkëjetonin me njëri-tjetrin, ndërmerrnin nisma shumë të bukura opozitare, protestonim kudo ku mendonim që duhet të ishim një zë i fortë për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

 

Valteri shtoi se Partia Demokratike sot është e kapur nga 5 njerëz të cilët nuk mbrojnë më interesat e qytetarëve.

 

 

 Sot po ndodh një problem shumë i madh. PD është një aset kombëtar, është një aset i vlefshëm për të gjithë shqiptarët, por sot është kapur nga 5 njerëz. Është kapur nga njerëzit të cilët 8 vite qeverisën me Berishën ku kemi parë skandale nga më të ndryshmet, – janë bërë dhe filma hollivudi për këta personazhe – dhe sot blejnë vendet me mundin dhe djersën e demokratëve, pa program, pa ide dhe pa vizion për Shqipërinë,” u shpreh Valteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *