E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hakeruan sistemin e SPAK, shtyhet më 27 prill seanca për Agim Ismailin dhe 2 të tjerët

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë këtë të martë seanca e parë gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili dhe dy të tjerëve ish-punonjësi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni.

Tre ish zyrtarët dyshohen se hakeruan dhe vodhën të dhëna nga kompjuterët  e 3 prokurorëve të SPAK.

Reklamë

Sulmi kibernetik ndaj SPAK ndodhi më 12 mars të vitit të kaluar. Sipas SPAK, hakerët tentuan të merrnin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së

Hakerët tentuan të ndërhyjnë edhe në emailin e Altin Dumanit, asokohe drejtues i SPAK, por nuk patën sukses falë masave të forta të sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë