Hakerat kanë “zbërthyer” policinë, pas publikimit të të dhënave mjaft sensitive, duke vënën në rrezik shërbimet dhe punën hetimore.

 

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një lidhje live me studion e lajmeve të Vizion Plus përballë moderatorit Aleksandër Furxhi, deklaroi se publikimi i emaileve vë në rrezik jetën e ish drejtorit Gledis Nano.

 

“Jemi vërtetë në luftë, sepse lufta nuk bëhet vetëm me armë, por tashmë përmes teknologjisë.

 

Sulmi ka vajtur edhe tek të dhënat e dokumentacionit sekret.

 

Rrezikon jetën e zotit Nano për të gjithë atë informacion që ka pasur dhe ka me grupet terroriste

 

Së dyti ekspozon përballë grupeve të tjera kriminale informacionet se kush ja ka çuar.

 

Këto janë ajo që paraqitet si shkallë rreziku”, tha Softa.

 

Eksperti i sigurisë shton se prokuroria duhet të nisë hetimet dhe të zbulojë se si është arritur deri në depëtimin e postave elektronike.

 

Ai shtoi se nga qeveria është investuar për sistemete e mbrojtjes dhe këto duhen parë nëse kanë shkuar për mbrojtje të postave elektronike apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *