E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hajnaj në krye të BKH-së/ Kim: Gur-gur bëhet mur, një hap para drejt reformës

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar pas propozimit të Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një postim në rrjetet sociale, kryediplomatja përshëndeti dërgimin e emrit për kreun e BKH-së nga SPAK, ndërsa e konsideroi një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi.

 “Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes së Drejtorit FBI dërgon emrin për Aida Hajnaj për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i FBI me më të mirët e zbatimit të ligjit amerikan. Gur gur bëhet mur”, thuhet në mesazhin e Kim.

Hajnaj pritet te votohet nga Këshilli i Larte i Prokurorisë për te drejtuar një nga institucionet me te rëndësishme te drejtësisë. Para së të emërohet zëvendësdrejtoreshe, ajo ishte drejtuese e Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin. Ndërsa në karrierën e saj ka ushtruar detyrën e shefes së sektorit për Hetimin e Pastrimit të dhe Drejtoren e Përgjithshme e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme në Ministrinë e Brendshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë