E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hajdutët shkojnë të vjedhin bagëti por plagosin pronarin e stallës

NJë 44 vjecar është plagosur me armë gjatë tentativës për të vjedhur disa bageti në Fushë Krujë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 02:25 të mengjesit të kësaj të enjte në fshatin Kameras.

Disa persona kanë tentuar të vjedhin bageti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit me iniciale A.B, 44 vjec.

Ky I fundit I ka dëgjuar grabitësit dhe autoret e kanë plagosur. Për fat të mirë pronari I stallës është jashtë rrezikut për jetën në spital.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë