E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ “Hajde zbrit”, 31-vjeçari iu arratis efektivëve, dalin pamjet e operacionit policor: Bllokojeni, bllokojeni!

Imer Krrashi

Ky është momenti kur 31-vjeçari Imer Krrashi i largohet policisë, në momentin që efektivët e ndaluan për kontroll në Sauk sepse kishin informacion se ai lëvizte me armë zjarri në makinë.

Krrashi bëri rezistencë ndaj forcave Shqiponja dhe u largua me shpejtësi të madhe me makinë, në përpjekje për t’u arratisur, duke vënë në rrezik uniformat blu dhe qytetarët që ishin në rrugë.

Gjatë ndjekjes nga policia, i riu me tre emra përplasi 9 makina dhe 1 motomjet, me të cilin po qarkullinin një efektiv policie, që ishte jashtë shërbimit, dhe bashkëshortja e tij.

Ata mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Pas disa minutash ndjekjeje, Imer Krrashi u arrestua nga policia. Atij iu bllokua makina, ndërsa efektivët sekuestruan pistoletën që kishte në mjet.

Sipas policisë, Imer Krrashi është me precedent të theksuar kriminalë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh