Pas largimit të Nasip Naços nga LSI drejt PS-së, në rrjetet sociale është publikuar një video, ku tregohet interesi i kryeministrit Edi Rama për ta bërë atë pjesë të “Rilindjes”.

 

Pamjet tregojnë kryeministrin dhe ish ministrin e LSI-së Lefter Koka duke ftuar Nasip Naçon pranë “Rilindjes”.  Në ftesën e tij, kreu i qeverisë nuk rezervohet në lëvdatat për ish ministrin e drejtësisë.

 

Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë? Kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Pi njeriu një gotë verë, apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik.

Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…

Edi Rama: Jo mo kurajë ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…

Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…

Edi Rama: O Nasip, na jep ndonjë gotë verë, ose më mirë raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të përshëndesim vëlla.

 

VIDEO: https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/01/RAMA-KOKA-OK.3gp

 

Duket se ftesa e Edi Ramës dha rezultat. Drejtuesit e tjerë socialistë nuk e fshehën entuziazmin për blerjen e re të “Rilindjes”. Këtë e tregoi Blendi Klosi që foli për fitoren e 5 mandateve ne qarkun e Beratit, një më shumë në krahasim me zgjedhjet e 2017.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *