Subscribe

Hajdarmataj
Hajdarmataj

Kushëriri i vëllezërve Gjini, Anton Keli 51-vjeç u vra ditën e djeshme në Rrëshen. Anton Keli sapo ka hapur derën e automjetit të tij është qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur. Me plumba në trup ai është drejtuar për në marketin e lagjes ku ka treguar që e kanë plagosur por me të njoftuar dhe mbërritur ambulanca ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës se tij. Vrasja e 51 vjeçarit Anton Keli, kushëriri i Armando Gjinit dhe Preng Gjinit, vijon sagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj tha se krimet në këtë zonë tashmë kanë kaluar në gjakmarrje.

“Ky konflikt për mendimin tim ka arritur në një gjakmarrje mes dy familjeve. Në qoftë se e marrim të mirëqenë, edhe i ndjeri i fundit që është vrarë është lidhje shumë e afërt nga familjet. Dhe zona e Mirditës ndoshta është si pjesa tjetër veriore, por ka një ndjesi për gjakmarrjen ndoshta barazuar edhe me Shkodrën.

Sot për sot, kemi pjesën e Malësisë së Madhe kur kemi dhe gjakmarrjen e familjet e ngujuara, pra ka të njëjtën mendësi dhe mentalitet.

Përveç, asaj që po themi është mirfilltazi, pazar i trafikimit të lëndëve narkotike ka edhe ndjesinë e kësaj pjesës që shoqërohet me krahinën. Edhe vetë kisha e nuhat këtë lloj fryme që ndodhet atje dhe mundohet të sheshojë sa të jetë e mundur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *