Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën një përgjigje “JO” nga Bashkimi Evropian për të disatën herë për hapjen e negociatave.

 

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Rudina Hajdari tha se ky vendim tregon se dy shtetet akoma nuk i kanë plotësuar kushtet, siç duan vendet skeptike.

 

“Është hera e disatë që ata e shtyjnë hapjen e negociatave. Është shtyjra e katërt. Do të doja që kjo datë të ishte sa më parë, por edhe këtë radhë dështoi. Ka një lloj disinformimi për këtë çështje nga të gjitha palët. Qeveria shqiptare nuk pranon faktet që flasin shumë qartë se kushtet nuk janë përmbushur akoma ashtu siç kërkojnë vendet skeptike. Në këtë situatë është edhe Maqedonia e Veriut që ka një ngërç me Bullgarinë. Ka shumë çështje që janë tema të nxehta dhe nuk gjejnë dakordësi për të çuar këtë proces përpara.”

 

Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Hajdari zbuloi se këtë të enjte është takuar me ambasadoren franceze në vendin tonë, për të diskutuar për skenarët e mundshëm, pas përgjigjes negative.

 

Ajo deklaroi se shpresat janë që Sllovenia do të ndërhyjë dhe madje do të flasë edhe me Bullgarinë, gjatë presidencës së saj.

 

“Pata një takim me ambasadoren franceze dhe diskutuam gjatë. Presidenca sllovene do të jetë një hap pozitiv, duke marrë parasysh që është pro zgjerimit të Bashkimit Evropian. Besoj se do të jetë një aleat i fortë për të lobuar në këtë drejtim. Ka gjasa që në gjashtë muajt e ardhshëm të ndërhyjnë sllovenët, qoftë edhe me Bullgarinë. Ata kanë një histori që tregon qartë se do të inveëstohen në këtë drejtim. Por të shohim sa do të arrijnë në gjashtë muajt e ardhshëm. Por ka shumë gjëra që duhet të ndodhin.”

 

Sa i takon konfliktit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Rudina Hajdari tha se këto çështje duhen zgjidhur midis vendesh, pa u bërë pengesë për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *