E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hajdari: Zbatimi i “Anti-KÇK” duhet të nisë nga deputetët

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari kërkoi që subjekte të paketës “Anti-KÇK” të jenë edhe deputetët. Në fjalën e mbajtur në sallën e Parlamentit, Hajdari deklaroi se ligjvënësit kanë pasuri të pajustifikuara dhe se hetimet duhet të nisin për ta më parë.

 

“Nuk e di kush u ka ndaluar për të luftuar krimin. Ai ligj është parë dhe riparë, pasi ishte anti-kushtetues, dhe ishte gati të luftonte cdokënd për të mbrojtur disa persona të caktuar. Ju e dini kush janë ata që nuk e justiifkojnë pasurinë, duke filluar nga deputeti, disa nga ata që janë në sallë apo qeveritarë, pasurinë e tyre? Pse nuk flisni nëse doni të luftoni krimin. Pse nuk e filloni me këta njerëz që kanë pasuri të jashtëzakonshme dhe nuk i justifikojnë në asnjë sekonde. Ne do të vijojmë të luftojmë propagandën dhe sjelljen e shëmtuar që ju bëni.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë