Subscribe

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari propozon që kandidatët për deputet të verifikohen nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Propozimin ajo e bëri në kuadër të diskutimeve për reformën zgjedhore.

 

“Propozova një pr/ligj që ka të bëjë me verifikimin e kandidatëve për deputet nëse kanë qenë ish bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Mendoj se është hap i mirë, është një propozim që ka ardhur me një model polak. Kemi gjetur një dakordësi, është hap i mirë për të pastruar politikën në ata persona që kanë patur gisht në internime.”

 

Lidhur me teknologjinë në zgjedhje, Hajdari tha se parimisht të gjithë palët janë dakord.

 

“Kemi rënë dakord edhe për përdorimin e teknologjisë gjatë procesit, ka disa problematika në mënyrën teknike, palët po punojnë dhe ekspertët do vihen në punë për aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *