Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari shpërtheu në sulme e akuza ndaj politikanëve, gjatë seancës plenare këtë të martë.

 

Hajdari deklaroi se gjatë gjithë këtyre viteve, politikanët vetëm kanë vjedhur. Sipas saj, PS nuk e meriton më mandatin e tretë.

 

“Mashtruesa, legena, që vetëm vidhni, për ç’a e doni mandatin e tretë, për të larë mëkatet që keni bërë, jo ju doni të vidhni më shumë.  Në këto 30 vite qoftë këto që janë në këtë sallë qoftë ata jashtë, nuk kanë siguruar minimumin për shqiptarët. Ato që janë më elementare, rrugët, ujin dhe energjinë elektrike. Shtetarët tanë kanë vjedhur pyjet, për veten e tyre, shkojnë të gjithë fitimet që marrin nga këto pyje i fusin në xhepat e tyre. Kur bie fjala për të paguar energjinë elektrike, çdo gjë që i takon bashkisë aty i ke, gati tu. Por kur bie fjala për të bërë investime, asgjë nuk bëhet. Kjo është e vërteta. Shko në Tunjë sot, një fshat që rrit levando në male, të shkosh atje 14 km rrugë dhe të mos bëhet asnjë investim, më thoni si e keni bërë në 30 vite. A nuk keni turp se si e keni bërë këtë vend.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *