E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hajdari: Rama të reflektojë, ka ardhur koha për të bërë ndryshim

Deputetja e opozitës në Parlament, Rudina Hajdari tha pas takimit me kryeministrin Edi Rama se ka ardhur momenti për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Hajdari deklaroi se do t’i shkojë deri në fund kërkesës së saj për lista të hapura.

“Është e pamundur, Rama e di fare mirë dhe ka filluar ta kuptojë, e di marrëdhënien e ngushtë që ka me Bashën, por kjo nuk është çështje e shqiptarëve. Rama duhet të reflektojë dhe të shikojë kërkesat e opozitës parlamentare, marrëveshja ishte gjë tjetër, riktheu opozitën në sistem. Për 30 vite, bëjmë pothuajse të njëjtat gjëra, bojkotojmë, bojkotojmë. Duam që të mos na vijë një Ramë tjetër. Ka ardhur koha për ta bërë këtë ndryshim, do e gjejmë dakordësinë, marrëveshja është diçka tjetër. Zotohem që do luftoj deri në fund për këtë gjë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë