Rudina Hajdari ka vijuar të sulmojë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha për situatën kaotike në të cilën ndodhet vendit.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari teksa solli një fjalim ndryshe akuzoi dy liderat se kanë bërë marrëveshje mes tyre, por jo për shqiptarët dhe Shqipërinë.

 

“Në Tiranë zhvillohet një teatër i shëmtuar i marrëveshjexhinjve të pashoq të njerëzve që po shikojnë dashurinë e tyre në kohën e koleres. Këta kanë bërë marrëveshje, por jo marrëveshje për Shqipërinë dhe shqiptarët por zuzarët.”

 

Krahas kësaj deklarate Hajdari nuk I kurseu as sulmet e drejtpërdrejta ndaj liderit opozitar, Lulzim Basha, të cilin e quajti gjenerali në hije me ushtri të mpirë që luan luftrash.

 

“Rama premton vende pune, ndërkohë që njerëzit kanë carë ferrën bashkë me serverin e Lotarisë Amerikane. Gjenerali në hije me ushtri të mpirë me gaztorin kimik luan luftërash, njerëzisë u përloten sytë dhe shpirti. Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë, u premton mjekëve se do i lajë në flori, u premton studentëve të çlirojnë universitete duke luftuar drogën dhe studentët çuditen. U premton astirasve se nga Astiri nuk do të heqin Astirin, Tirana vazhdon anormalitein e anormalëve. Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë nxjerr mish për top njerëzit, për hallin e tij, njerëzit të habitur hapin sytë dhe nuk dinë në ç’derë të trokasin.”

 

E më tej Hajdari tha se nuk është Shqipëria ajo që ka marrë fund, por politikanët. Ajo theksoi se në kohë të jashtëzakonshme është e udhës që të bëhen gjëra të jashtzakonshme.

 

“Në kohë të jashtëzakonshme është e udhës të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. shumë njerëz më thonë, mos, se ky vend ka marrë fund, mos se Shqipëria nuk bëhet, shqiptarët janë dembelë, mos se këta janë të rrezikshëm, se këta kanë bërë marrëveshje, se media është e shitur, mos se je vetëm. Unë ndiej se nuk jam vetëm, ky vend nuk ka marrë fund, e këta kanë marrë fund se shqiptarët nuk janë dembelë por këta janë dembelë, këta nuk janë të rrezikshëm por të frikësuar në palcë, kanë bërë marrëveshje por jo për shqiptarët por për zuzarët. Unë i detyrohem këtij vendi shumë dhe kam për të bërë gjithçka, nuk jam vetëm, jemi më shumë se çmendohet dhe më shumë se ç’mund të thuhet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *