E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hajdari: Prokuroria të hetojë koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

Deputetja opozitare Rudina Hajdari e cilësoi projekligjin për koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat si të jashtëligjshëm.

 

Reklamë

Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari I bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet duke theksuar se qeveria po favorizon disa kompani.

 

Duke u rreshtuar pro dekretit të Metës, Hajdari tha se qeveria po kërkon që këto dy koncesione të bëhen pa asnjë konkurs.

 

“Këto dy pr/ligje janë futur në mënyrë të përshpejtuar. Janë futur pa konkurrencë, duke anashkaluar ligjin e PPP-ve dhe përgjegjësinë për të eliminuar kërkesat e pakërkuara. Qeveria Rama po kërkon që të bëhen PPP për këto dy rrugë pa konkurs. Pse u futen këto dy ligje në seancën e fundit plenare? Kjo është pjesë e një plani. Prokuroria duhet të hetojë aferën korruptive.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë