Subscribe

Kandidatja për deputete nga Nisma Thurje, Rudina Hajdari pohoi se në Elbasan ka organizata kriminale.

 

E ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj në “Vizion Plus”, ajo shtoi se droga trafikohet nga Amerika Latine.

 

“Ne e dëgjojmë çdo ditë që Elbasani, sidomos qyteti ka elementë kriminalë, organizata kriminale të cilët operojnë aty dhe qytetarët i dinë se ku janë, se çfarë bëjnë. Dhe çdokush, dhe ne që e kemi studiuar, analizuar,po të shikosh dhe studimet, raportet ndërkombëtare, është e ditur që në Elbasan trafikohet drogë. Pra, vjen nga Amerika Latine, në Shqipëri, sidomos në Elbasan dhe është një qendër, ku drogëra të ndryshme përpunohen nëpër tunele dhe më pas shiten, eksportohen në vende të tjera, drejt BE-së. Dhe kjo përbën një problem shumë të madh. Kjo nuk është një gjë e re që po e them, sepse është e shkruar në të gjitha raportet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *