Subscribe

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johanes Hahn në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard ka deklaruar se partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE po i kërcënon deputetët të cilët duan ta mbështesin Marrëveshjen për emrin në Kuvend.

 

Johannes Hahn: Raportohet për kërcënime kundër atyre që duan të largohen nga linja partiake dhe të mbështesin qeverinë në Kuvend. Anëtarët e VMRO-së kanë kundërshtuar linjën e liderit të partisë, Hristian Mickoski, por janë sanksionuar për këtë, siç ndodhi me ish-sekretarin e përgjithshëm të partisë i cili u shkarkua. Kjo është tërësisht e papranueshme për një parti që deklarohet si pro-evropiane, demokratike.

 

Ai kërkoi nga opozita që të heq dorë nga qasja destruktive dhe të vendosë interesat e vendit dhe qytetarëve mbi interesat partiake.

 

Johannes Hahn: Marrëveshja e emrit e negociuar me Greqinë është e rëndësishme sepse hap rrugën për integrimin euroatlantik. Është gjithashtu një sinjal për të gjithë rajonin se edhe zgjidhja e konflikteve prej dekadave është e mundur.

 

Për komisionerin e zgjerimit Hahn marrëveshja e emrit duhet të implementohet pa vonesë në Parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *