Subscribe

Komisioneri për politikën e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë së Mirë në Bashkimin Evropian Johannes Hahn, ka deklaruar se situata politike në Shqipëri do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë  në marrjen e vendimit mbi çeljen ose jo të negaciatave të anëtarësimit në muajin tetor.

 

Për Shqipërinë, për fat të keq, problemet janë tani në plan të parë, të tilla si opozita nuk është në parlament, qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, dhe se ka një procedurë për shkarkimin e presidentit.

 

Në intervistën e tij për gazetën austriake der Standard, Hahn ka komentuar edhe debatin për Reformën në Drejtësi. Eurokomisioneri e quan të  padrejtë hedhjen e akuzve  për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij ka dhënë rezultate përmes procesit të vetting-ut.

 

Shqipëria ka bërë përparim të mirë. Të akuzosh shqiptarët se Gjykata Kushtetuese nuk po funksionon, për shembull, është e padrejtë, sepse kjo tregon vetëm se sa e suksesshme është puna e komisionit të themeluar, i cili nxjerr jashtë sistemit prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

 

I pyetur se sa gjasa ka shqipëria të marrë dritën e gjelbër për negociatat në muajit tetor Hahn u shpreh se dicka e tillë nuk mund të parashikohet, pasi Shqipëria është e mbushur me dinamika politike.

 

Unë nuk mund ta them këtë, pasi në Shqipëri ka shumë dinamika. Shpresa ime është që të gjitha forcat politike në Shqipëri ta njohin seriozitetin e situatës dhe të kuptojnë se çfarë po bëjnë me sjelljen e tyre. Për shkak se 80 përqind e qytetarëve shqiptarë dëshirojnë fillimin e negociatave të pranimit, votuesit e të gjitha partive e mbështesin atë.

 

Komisioneri Hahn shtoi se në Ballkan, Bashkimi Europian duhet të ushtrojë presion mbi politikën e këtyre vendeve duke thënë se me politikën e këtyre vendeve duhet të luash lojën bilardo karambol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *