Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht të tronditur,...

AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është përgjegjës për...

Rrezik nga Inteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të drejtat e...

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime...

PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria...

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull...

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit ka nisur....

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më qëlluan”, ra...

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse në portën...

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

Guvernatori ushtarak ukrainas: Të gjitha urat për në Severodonjeck janë “shkatërruar”

14 Qershor 08:57

Të gjitha urat jashtë qytetit lindor Ukrainas, Severodonjeck, janë shkatërruar dhe kushtet për njerëzit që mbeten në qytet janë “jashtëzakonisht të vështira”, tha për Radion Evropa e Lirë, Serhiy Hayday, guvernatori ushtarak për rajonin e Luhanskut.

 

“Të gjitha urat janë shkatërruar, kështu që sot është fatkeqësisht e pamundur të sjellësh diçka në qytet”, tha Serhiy Hayday, duke shtuar se evakuimet nuk janë të mundshme.

 

Forcat ruse kanë shkatërruar gjithë infrastrukturën për gaz, ujë dhe energji elektrike, tha ai, duke vënë në dukje se kishte gjithashtu “probleme të mëdha” me kujdesin mjekësor. Sipas tij, ushtria ruse aktualisht kontrollon 70 për qind deri në 80 për qind të Severodonjeckut.

 

Ai shtoi në Facebook se Severodonjeck nuk është i bllokuar, dhe se ka komunikim me qytetin. Ushtria ukrainase tha më 13 qershor, se forcat e saj u tërhoqën nga qendra e Severodonjeckut, qyteti i Donbasit, i cili ka parë beteja të egra mes forcave ukrainase dhe ruse që luftojnë për ta kontrolluar atë.

 

Eduard Basurin, një figurë e lartë separatiste, tha se Severodonjecku është bllokuar “de fakto” pasi forcat ruse hodhën në erë urën “e fundit” që e lidh atë me Lisiçanskun, qyteti i tij binjak përtej lumit Siverskiy Donets.

 

Hayday komentoi gjithashtu në lidhje me situatën në fabrikën kimike të azotit në Severodonjeck, ku thuhet se janë strehuar qindra civilë, të cilët thuhet se ishte “granatuar rëndë”.

 

Luftëtarët separatistë të mbështetur nga Moska thanë gjatë fundjavës se kishin rrethuar uzinën dhe pretenduan se mbrojtësit ukrainas ishin bllokuar atje. Pretendimet nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij me video, më 13 qershor, se beteja për Severodonjeckun po merrte numër të madh jetësh.

 

“Kostoja njerëzore e kësaj beteje është shumë e lartë për ne. Është thjesht e tmerrshme,” tha Zelenskiy.

 

Ai u tha ukrainasve se “qëllimi kryesor taktik” i Rusisë nuk kishte ndryshuar dhe se mbrojtësit e këtij shteti janë duke luftuar për “secilin metër” të qytetit.

 

“Qëllimi kyç i pushtuesve nuk ka ndryshuar. Ata janë duke rritur presionin në Severodonjeck, atje ka luftime të ashpra – për secilin metër”, ka thënë ai.

 

Pavarësisht rritjes së presionit, Zelensky ka thënë se forcat ukrainase jane duke penguar trupat ushtarake ruse nga marrja e Donbasit.

 

“Ju kujtohet sesi në Rusi, në fillim të muajit maj ata shpresonin të merrnin kontrollin e rajonit lindor të Donbasit?” ka pyetur Zelensky.

“

Është dita e 108-të e luftës, jemi në qershor. Donbasi ende po mbahet”.
Severodonjecku ka mbetur pikë kritike e luftimeve, të cilat sipas Kievit do të përcaktojnë rezultatin e luftës së paprovokuar që ka nisur Rusia në Ukrainë më 24 shkurt.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin e konsideron luftën “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Kievi dhe Perëndimi e konsiderojnë këtë arsyetim si të rremë për nisje të luftës./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Guvernatori ushtarak Severodonjeck Shkatërrim ura

Nga e njëjta kategori

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht të tronditur, por nuk do të dorëzohemi! Duhet të korrigjojmë gabime dekadash

më shumë...

Rrezik nga Inteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të drejtat e njeriut, duhen masa mbrojtëse 

më shumë...

Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj: Dominojnë traumat nga aksidentet e pickimet nga insektet

më shumë...

Kushtetuesja ndërhyn për pagat: Parlamenti duhet të zbatojë vendimet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:54

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht...

2:48

AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është...

2:45

Rrezik nga Inteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të...

2:37

Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj:...

2:14

Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot...

1:59

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset...

1:54

PD takim me të Dërguarin Special të...

1:42

Balla pret të Dërguarin Special të Trump:...

1:36

Po transportonin tetë emigrantë të paligjshëm, arrestohen...

1:24

Kushtetuesja ndërhyn për pagat: Parlamenti duhet të...

1:17

A i shkatërron mikrovala vlerat ushqyese të...

1:04

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lezhë, terreni...

12:45

Të moshuarit nuk i ndahen bujqësisë, çifti...

12:35

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit...

12:20

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më...

12:09

Zjarr në një gomisteri në Tresh të...

12:05

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse...

11:57

Rrugorja e Tiranës nuk fal shoferët problematikë,...

11:43

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka...

11:40

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.